Telegrafi

Noj: Maqedonia është nën presionin e fuqive të jashtme

Deputeti i partisë “E majta” (Links) në Parlamentin e Gjermanisë, Aleksandar Noj, mendon se Bashkimi Evropian dhe fuqitë perëndimore duhet të respektojnë sovranitetin e Maqedonisë, e cila sipas tij, duhet e vetme të ballafaqohet me rreziqet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të respketohet sovraniteti i një vendi, do të thotë të mos intervenohet në punët e brendshme, ndërsa është e njohur se edhe Berlini edhe Brukseli intervenojnë në punët e brendshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi”, deklaroi Noj në një deklaratë për AIM.

I pyetur se a është në rregul të pranohen këshillat e partnerëve nga organizatat ku synohet të antarësohemi, Noj tha se këshillat janë të pranueshme, por jo edhe presioni. Sipas tij, këto janë dy punë të ndryshme./Telegrafi/