Telegrafi

Noizyt i sekuestrohet makina pas arrestimit, iu shmang policisë ngase kishte gjoba të pa paguara (Foto)

Reperi shqiptar, Noizy, vazhdon të ketë telashe me autoritetet.

Pas telasheve me Cozman në Prishtinë ku u plagos, por ku shpëtoi pa pasur punë me autoritetet e Kosovës, në Shqipëri, policia e ka ndaluar atë sërish.

Top Channel shkruan se Noizy ishte shmangur policisë pavarësisht urdhërit për ndalim.

Lexo po ashtu Kështu ia renovuan shtëpinë Noizy dhe Floriana Garo shtëpisë skamnore (Foto)

Reperi kishte shumë gjoba pa paguar dhe me veturën e tij tentoi t’u ikë autoriteteve policore, të cilat më pas e ndaluan dhe e arrestuan.

Vetura e sekuestruar e Noizyt! Foto: TCH

Sipas mediave në Shqipëri, makina e Noizyt e tipit Mercedes Benz AMG është sekuestruar dhe se ai është marrë në pyetje.

Kjo nuk është hera e parë që Noizy ka telashe me autoritetet policore, por ky është rasti më flagrant i tij deri tash.