Reperi shqiptar, Noizy, vazhdon të ketë telashe me autoritetet.
Pas telasheve me Cozman në Prishtinë ku u plagos, por ku shpëtoi pa pasur punë me autoritetet e Kosovës, në Shqipëri, policia e ka ndaluar atë sërish.
Top Channel shkruan se Noizy ishte shmangur policisë pavarësisht urdhërit për ndalim.
Reperi kishte shumë gjoba pa paguar dhe me veturën e tij tentoi t’u ikë autoriteteve policore, të cilat më pas e ndaluan dhe e arrestuan.
Sipas mediave në Shqipëri, makina e Noizyt e tipit Mercedes Benz AMG është sekuestruar dhe se ai është marrë në pyetje.
Kjo nuk është hera e parë që Noizy ka telashe me autoritetet policore, por ky është rasti më flagrant i tij deri tash.