Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë shumë i përfolur në media gjatë ditës së enjte.
Kjo pasi ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kalimin kufitar Vërmicë, për shkak të një dënimi prej vitesh që rëndonte mbi të.
Ai ka qenë i detyruar të qëndronte 100 ditë në burg ose të paguante një gjobë prej dy mijë eurosh, gjersa zgjodhi të bënte këtë të fundit.
Ndërkohë, vivita e Noizyt në Kosovë duket se ka pasur të bëjë me një mision shumë të veçantë.
Kjo pasi ai ka qenë i angazhuar që të vishet si babadimër dhe të gëzojë fëmijët në Kampin e KFOR-it në Maxhunaj të Vushtrisë.
Ka qenë vet reperi nga Shqipëria ai i cili ka ndarë lajmi e gëzueshëm me fansat e tij, përmes disa videove të publikuar nga aktiviteti i zhvilluar ditën e sotme.
Nga pamjet, mund të shihet se ai ka gëzuar fëmijët me prezencën e tij, të cilët gjithashtu kanë marrë një dhuratë për fundvit.
“Sërish si babagjyshi, por këtë herë në Kosovë, pikërisht në Kampin e KFOR-it në Maxhunaj, ju dua”, ka shkruar Noizy në Instagram.
Në sajë të këtij aktiviteti, reperi i është ndarë një mirënjohje nga përfaqësues të Kampit të KFOR-it në Maxhunaj. /Telegrafi/