Telegrafi

Noizy tregohet i dhunshëm ndaj fansit të tij (Video)

Reperi i njohur Noizy është si gjithmonë shumë i kërkuar në të gjitha trevat shqiptare. Ndonëse i angazhuar me shumë koncerte, ai gjithnjë është shprehur se ndjehet mirë kur është afër fansave të tij.

Por, një video e publikuar së fundmi nga “Jeta osh qef”, ka befasuar të gjithë pasi në të shfaqet Noizy duke zbritur nga makina e tij në gjirin e Lalzit, dhe teksa njëri nga fansat tenton t’i afrohet për të bërë foto ai e largon atë.

Lexo po ashtu Noizy shfaqet në mes të publikut në Pejë, këndon bashkë me ta (Foto)

Dhe në momentin që fansi kërkon ta përsëris veprimin, reperi i drejtohet me fjalët: “Po ik more burrë”.

Këto pamje janë tashmë të njohura për syrin e publikut, e gjitha kjo mund të vij si pasojë e lodhjes që kanë VIP-at dhe me raste tradhtohen nga nervat. /Telegrafi/