Telegrafi

Noizy: A të kujtohen ndopak momentet, Enca: Kam probleme me memorien! (Foto)

Enca dhe Noizy janë dy emrat më të përfolur kohët e fundit të skenës sonë muzikore.

Ata ishin vazhdimisht në qendër të mediave edhe rreth një romance të mundshshme, por që dyshja asnjëherë nuk e pranoi.

Së fundi, Noizy ka paralajmëruar se së shpejti do të publikon projektin e ri, transmeton Telegrafi.

Madje, reperi ka zbuluar edhe disa vargje të kësaj kënge, e cila do t’i kushtohet dashurisë.

Lexo po ashtu Dëgjoni disa vargje të këngës së re të Noziyt (Video)

“A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë”, si dhe “kur thonim kurrë skena mu nda. Ja pra ku jemi tash u bo një kohë që nuk jemi pa”, ka shkruar në Instagram, Noziy.

E këtij mesazhi i është përgjigjur Enca Haxhia duke thënë se ka probleme me memorien. “Pff ti e di që unë që s’jam mirë me memorine”, ka shkruar në Instagramin e Noizyt, Enca. /Telegrafi/