Enca dhe Noizy janë dy emrat më të përfolur kohët e fundit të skenës sonë muzikore.
Ata ishin vazhdimisht në qendër të mediave edhe rreth një romance të mundshshme, por që dyshja asnjëherë nuk e pranoi.
Së fundi, Noizy ka paralajmëruar se së shpejti do të publikon projektin e ri, transmeton Telegrafi.
Madje, reperi ka zbuluar edhe disa vargje të kësaj kënge, e cila do t’i kushtohet dashurisë.
“A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë”, si dhe “kur thonim kurrë skena mu nda. Ja pra ku jemi tash u bo një kohë që nuk jemi pa”, ka shkruar në Instagram, Noziy.
E këtij mesazhi i është përgjigjur Enca Haxhia duke thënë se ka probleme me memorien. “Pff ti e di që unë që s’jam mirë me memorine”, ka shkruar në Instagramin e Noizyt, Enca. /Telegrafi/