U harruan kohërat kur Noizy sulmonte Dafina Zeqirin, katër vjet më parë, në një nga këngët e tij, “Na jena OTR”.
Noizy dhe Dafina thuhet se tash edhe takohen. Sipas burimeve të dritare.net, këngëtarja kosovare udhëton shpesh drejt qytetit bregdetar, Durrësit, ku Noizy ka një shtëpi dhe ata të dy janë parë në shoqërinë e njeri-tjetrit.
Burimet e dritare.net nuk specifikojnë nëse afërsia e tyre ka të bëjë me profesionin.
Noizy dhe Dafina janë artistë nga më të dashurit për publikun. Noizy hyn te djemtë e muzikës, për të cilin, përditë e më shumë, dëgjon vetëm lajme të mira.
Ai ka krijuar një portret shumë human dhe çdo lajm nga ai, është i mirëpritur nga publiku që e pëlqen dhe çmon.