Reperi i njohur Noizy ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, remiksin e këngës “Ooouuu” të reperit të njohur amerikan Young M.A.
“Young boy” titullohet versioni në shqip i reperit, i cili në vargjet e tekstit të këngës, ka thumbuar një pjesë të mirë të reperëve shqiptarë.
Në qoftë se e keni vërejtur me vëmendje, në një pjesë të tekstit Noizy shprehet me fjalë të rënda për disa reperë: “Luj k*** me kta rrepera, Pse ça? Kush foli anej ka dera”(sic.) thotë ai.
Ndërsa, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ekranin e njohur të Top Channel në këngën e tij më të re, kjo pasi të gjithë e mbajnë mend prishjen e marrëdhënieve mes tij dhe drejtuesve të këtij programi, e cila ndodhi në natën finale të “Top Awards”, ndërsa ishin më pas vet Top Channel të cilët i dedikuan një artikull në edicionin e lajmeve, në të cilin citohej: “Noizy, ky shembull i keq për rininë shqiptare”.
Dhe duket se reperi Noizy, ka vendosur që t’ua kthejë me të njëjtën monedhë, duke përmendur në tekstin e këngës së tij këto fjalë,
“Top Channel slun muziken teme mo, O pasha zotin krejt ca thash – skom rrejt kurgjo, Sfiket barutin nese Ti ja flaken, Tani mos tvi keq Kur un ta kuq faqen,” (sic.).
Deri më tani rreth kësaj kënge nuk ka patur asnjë reagim nga ata që janë përmendur brenda saj, por mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimësia e kësaj situate: një reper kundër një mediumi! /Telegrafi/