Telegrafi

Noizy shfaqet në mes të publikut në Pejë, këndon bashkë me ta (Foto)

Reperi i njohur Noizy ka qenë i ftuar mbrëmë (e martë) për të performuar në “Bahçe Club” në Pejë, në një nga vendet më të pëlqyera të të rinjve.

Pasi ka performuar disa nga hitet e tij më të fundit, ai nuk ka nguruar që të zbres nga skena, dhe të shfaqet në mes të publikut, duke kënduar një zërit me ta.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet shumë i entuziazmuar bashkë me publikun pejan, të cilët i kanë dhuruar atij një mbrëmje mjaft të suksesshme./Telegrafi/