Suksesi i hatashëm i “Toto”, ka bërë që ata të bashkohen sërish.
Reperi shqiptar, Noizy dhe superylli evropian i muzikës hip hop-dancehall, Raf Camora, sërish do të realizojnë bashkëpunim.
Është Noizy ai që ka konfirmuar punën e tyre në një projekt të ri, pas një vere të suksesshme të tyre.
Në Instagram Noizy ka shkruar “Raundi 2”, duke zbuluar edhe titullin e projektit të këngës.
“Commando” titullohet kënga e Noizyt me superyllin austriak që ka thyer rekorde në mbarë Evropën.
Datë nuk ka të publikimit, por sigurisht se kjo pritet të jetë një tjetër këngë e tyre tejet e dëgjuar.
Bazë për bashkëpunimin e ri pa dyshim se është projekti “Toto” që ka 50 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/