Telegrafi

Noizy: Së shpejti me befasi (Foto)

Noizy ka paralajmëruar projektin më të ri, i cili do të jetë i veçantë.

Hip-hop artisti shqiptar do të bashkëpunojë me reperin italian, Noyz Narcos, emri i të cilit është Emanuele Frasca, por njihet si Noyz apo White Zombie.

Këngëtari shqiptar e cilësoi si më të mirin në Itali “Reperi më i mirë italian. Së shpejti befasi”.

Noyz, 37 vjeçar është pjesëtar i grupit italian të hip hop-it TruceKlan. /Telegrafi/