Javët e fundit, reperi Noizy ka qenë prezent në Durrës dhe Thumanë për t’iu gjendur nga afër të prekurve nga dy tërmetet e tmerrshme që goditën vendin.
Artisti shqiptar ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim e më së shumti përkrahje morale.
Përderisa vendi është më i qetë këto ditë, 33-vjeçari i është kthyer projekteve dhe albumit të tij, për të cilin siç njofton prezantohet së shpejti para publikut.
“Albumi fillimisht do të jetë në Spotify dhe më pas në YouTube & gjitha platformat digjitale, iTunes, Apple Music, Deezer. Albumi është shtyrë për shkak të tërmetit por tani jemi gati. 15 këngë”, ka shkruar Rigels Rajku në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Këto ditë vjen edhe data e saktë e lansimit, epoka e OTR, bashkëpunime Lil Korri & Varrosi”, shkruan poshtë postimit të tij reperi, ndërsa në ditët në vijim do mësoni detaje të tjera rreth këtij albumi.
“Anny little thing” në bashkëpunim me Term & Rvchet x Ay Em dhe “Colpo Grosso” me SNIK, CAPO PLAZA e GUÈ PEQUENO janë dy projektet e fundit të publikuara nga Noizy.
Përveç se përfshihen 15 këngë në albumin e ri, reperi nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për fansat, duke lënë çdo gjë tjetër befasi. /Telegrafi/