Në një lokal nate ku këngëtari po performonte dy të rinj janë gjuajtur me armë.
Pasi gazetat shkruan dhe raportuan rreth rastit, Noizy ka reaguar ndaj faktit se mediat ia përmenden emrin.
E gjithë kjo pasi sipas këngëtarit është bërë për të shitur gazetat dhe se askujt nuk i ka interesuar se çfarë ka ndodhur me këtë rast apo shkaktarët e saj, transmeton Telegrafi.
“Nëse e lexoni këtë titull, duhet të kuptoni se bëhet fjalë për të shit gazetën nga rasti sapo ndodhur pak ditë më parë”, shkruan Noizy në llogarinë personale në Instagram.
Më pas reperi ka vijuar duke u shprehur se mediat po na kujtojnë dita-ditës që duhet ta ndjekim dhunën.
“Domethënë, edhe sikur ne të duam të harrojmë diçka të keqe, kemi gazetarët që na kujtojnë çdo sekondë që duhet ta ndjekim më shumë dhunën. Lexojeni këtë artikull dhe emri im Noizy përmendet që në fillim, ku thuhet në klubin ku këndoi Noizy është qëlluar me armë dhe më pas është historia se çmund të ketë ndodhur. Tani se çfarë i intereson popullit se kush këndoi aty se kuptoj… Mesa duket janë ende të frymëzuar nga fakti që një gazetë në Kosovë ka thyer rekord me lajmin tonë plot rrena që kishin sajuar”, ka përfunduar reperi. /Telegrafi/