Telegrafi

Noizy publikon pamje nga klipi i ri “Midis Tirone” (Video)

Reperi Noizy shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri, këngën dhe videoklipin “Midis Tirone”.

Kënga është ritmike hip-hop, është punuar nga DJ Aboom, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Noizy.

Videokllipi siç tregon edhe titulli, është xhiruar në qendër të Tiranës, gjersa pritet të publikohet javën e ardshme.

Noizy ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e klipit, i cili ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat të cilët mezi po e presin lansimin e tij.

Edhe këtë herë reperi do të shfaqet në stilin e tij, duke treguar lirinë dhe jetën e shfrenuar që pëlqenë të bëjë “Midis Tirane”. /Telegrafi/