Ashtu siç kishte paralajmëruar që një kohë, Noizy ka realizuar këngën e re dedikuar boksierit shqiptar, Florian Marku.
“Florian Marku” mban titullin projekti, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale me momentet më të spikatura të boksierit në karrierë.
Kënga, e publikuar tanimë në YouTube, mori reagime të shumta nga ana e fansave të të dy yjeve.
Shumë nga ndjekësit e përgëzuan reperin duke thënë se ishte një këngë e duhur dhe se e meriton me një tekst kaq të mahnitshëm.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) duket se ruan një raport të ngushtë më Rajkun, gjersa e ka përkrahur në çdo paraqitje.
Artisti në anën tjetër po vazhdon përgatitjet për projekte të reja muzikore që do t’i lansojë gjatë verës.
Ai në gusht ka premtuar se do të realizojë një nga koncertet më të mëdha në karrierë. /Telegrafi/