Mbrëmë, Noizy ka nxjerr në shitje linjën e veshjeve të krijuar prej tij.
E këtë linjë të veshjeve e ka pagëzuar me emrin “Illyrian Bloodline”.
Të gjitha porositë do të bëhen online përmes ueb-faqes illyrianbloodline.com, ku kanë nisur edhe shitjet e para.
Nga sa mësohet, që në orën e parë janë bërë më shumë se 1000 porosi çka tregon edhe një herë për influencën
e Noizy-t si yll i estradës.
Ndryshe, edhe disa VIP-a të tjerë shqiptar kanë linja të veta të ndryshme të veshjeve dhe aksesorëve. /Telegrafi/