Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy, është mjaft i pëlqyer dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej.
Ai edhe këtë vit ka qenë mjaft aktiv si me projekte muzikore e po ashtu edhe me mbrëmje të ndryshme, gjersa vazhdon të jetë shumë i kërkuar në treg.
I njëjti gjatë ditës së sotme (e enjte), bëri të ditur se është duke punuar në një ‘mixtape’ të ri dhe lajmi u bë i ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Një Mixtape me 16 këngë dhe më pas albumi”, ka shkruar krahas kësaj fotografie 32-vjeçari.
Këtij lajmi i janë gëzuar mjaft shumë edhe fansat e Noizyt, të cilë i bënë komente të llojllojshme rreth albumit pranë postimit të shpërndarë.
Gjithashtu, i njëjti javë më parë lansoi projektin e ri “Kallabllak”, i cili për pak javë ka mbledhur mbi 3.7 milionë klikime në YouTube.
Ndërkohë që tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur për fansat e tij Noizy, por besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/