Telegrafi

Noizy i përgjigjet publikisht Dafinës rreth pyetjes, “A e do Dafyn?”

Dafina Zeqiri dhe Noizy kanë publikuar gjatë ditës së djeshme bashkëpunimin e parë.

“A don love”, titullohet kënga e fundit e dyshes, të cilët e kanë shoqëruar me një video të veçantë.

Dyshja shfaqet mjaft të afërta me njëri-tjetrin, saqë fansat kanë nisur të aludojnë në një romancë mes tyre.

Për të shtuar edhe më shumë polemikat, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku përbri saj kishte shkruar “A më do mua, a e do Dafyn?”.

E hip-hop artisti nuk ka hezituar të komentoj në mesazhin e Dafit, duke i thënë “Ta dua mamin”.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri publikon fotografi provokuese para pasqyrës, vë në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit

Theksojmë se brenda 24 orëve deri më tani videokënga është shikuar mbi 750 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, Dafina dhe Noizy janë duke vazhduar punën ndaras për të sjell këngë të reja muzikore. /Telegrafi/