Reperi shqiptar, Noizy, na ka kthyer pas në kohë.
Ai ka publikuar një imazh në rrjetin social Snapchat, ku shihet me një telefon mobil “antik”, shkruan Telegrafi.
Bëhet fjalë për të famshmin Nokia 3310 që ka qenë në duart tona.
Tash ai ka rënë në duart e Noizyt, e madje shihet se ai ka vënë numrin e tij të Vodafone dhe po e përdor.
Nuk dihet për çka i nevojitet Noizyt ky telefon mobil kur dihet se nuk mund të bëjë asgjë me të pos telefonata dhe mesazhe e në anën tjetër duhet të jetë aktiv në rrjetet sociale. /Telegrafi/