Natën e mbrëmshme, Florian Marku arriti të triumfojë në ndeshjen kundër serbit, Sladan Dragisic në kikboks.
Me këtë fitore, ai i hap vetes rrugën drejt majës së botës në MMA.
Për në ringun ku zhvillohej ndeshja, Marku u përcill nga reperi i famshëm Noizy, i cili është një nga miqtë e tij më të ngushtë.
Ky i fundit ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet me Markun në prapavijë, teksa mburret me suksesin e mikut të tij.
“Flasim Gjuhen e Kampionit.. Urime fitoren vëlla i vogël”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e fotografisë.
Nata e mbrëmshme u hap me një performancë nga këngëtarja Aurela gaçe, për të vazhduar më pas me atë të Noizyt dhe hip-hop yllit, Azet. /Telegrafi/