Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si Noizy, duket se po punon në projekte të reja.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.
“Tani është koha për muzikë të re, bëhu gati botë”, ka shkruar krahas imazhit ai.
Noizy edhe pse këtë vit nuk ishte edhe aq i angazhuar në muzikë, ai po vazhdon të jetë aktiv në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.
Ndërkohë, të fundit projekt që ka lansuar titullohet “Nuk kanë besu”, që në kanalin YouTube numëron mbi tetë milionë klikime. /Telegrafi/