Site icon Telegrafi

Noizy nuk solli këngë të re, por e përpunoi një të vjetër? (Video)

Lansimi i këngës së re nga Noizy është pritur shumë mirë nga fansat e tij duke u shikuar afro çerekmilioni për më pak se 12 orë nga publikimi.

Mirëpo, kënga që mban titullin “The baddest” është shumë e ngjashme me një këngë që reperi nga Shqipëria e kishte publikuar në vitin 2013.

Teksti i këngës së re me tekstin e këngës “Bujaka Bujaka” është shumë i ngjashëm, ndërkohë që dallon titulli.

Dallimi mes dy projekteve qëndron edhe në faktin se i pari ka ardhur pa klip, ndërsa i dyti është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Duke i krahasuar dy këngët e mëposhtme mund të vlerësoni ngjashmërinë mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version