Noizy u bë temë e medieve rozë për përleshjen mes tij dhe Cozmanit.
Por, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kjo përleshje e armatosur, reperi nga Shqipërisë vazhdon me provokimet e tij.
“Lidhjet e forta thojn illuminati, jo jom p9 shok Pse t’vjen inati?! #MidisTirone”, ka shkuar Noizy në Instagram.
Kjo besohet se është dedikim për reperin Stresi, i cili kishte ‘ngacmuar’ disa herë Noizyn nëpërmjet rrjeteve sociale pas përleshjes që kishte pasur me Cozmanin.
Stresi është nga Tirana dhe fushëveprimi i tij është kryeqyteti i Shqipërisë, por kjo nuk e ka ndalur Noizyn të udhëtojë drejt Tiranës. Por, se si do të zhvillohet tani e tutje ngjarja dhe a do të ketë kundërpërgjigjeje nga Stresi, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/