Site icon Telegrafi

Noizy nderohet me mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Noizy (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy, tashmë njihet për anën e tij humane.

Derisa këtë kohë ka qenë tejet i angazhuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, që la të vdekur mbi 50 persona e qindra të tjerë të lënduar, ai është shpërblyer me mirënjohje.

Reperi i njohur ka pranuar një mirënjohje nga Bashkia e Fierit, për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara të Qendrës Horizont.

Noizy nderohet me mirënjohje për kontributin e dhënë për fëmijët me Aftësi të Kufizuara (Foto: Instagram)

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Lexo po ashtu Edhe Noizy i del në ndihmë të prekurve nga tërmetet, publikon video duke iu dhuruar ushqim

“Çertifikatë Mirënjohjeje i jepet Z.Rigels Rajku (Noizy). Me motivacion: “Për humanizmin, sensibilitetin, kontributin dhe mbështetjen e dhënë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara të Qendrës Horizont”, shkruhet në njoftimin e tij.

Noizy vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe në projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore, kurse projekti i fundit i tij mbetet “Any little thing” në bashkëpunim me Term & Rvchet dhe Ay Em, i lansuar në nëntor dhe deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version