Reperi Noizy sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Çiljetën.
Dyshja disa orë para se të publikonte videoklipin e këngës “Gangsta love”, njohën publikun vetëm me këngën duke e publikuar ne versionin audio, transmeton Telegrafi.
Për këtë projekt artistët ka vite që punojnë duke sjellur një videoklip shumë të veçantë për tregun muzikor shqiptar.
I kënaqur me rezultatet del të jetë edhe vetë reperi, i cili përmes rrjeteve sociale i është drejtuar kolegëve të tij.
“Le të folin shqiptarët për klipe nga sot” , ka shkruar Noizy duke u shprehur krenar me projektin.
Në videon e kësaj kënge, Çili dhe Noizy kanë zbuluar edhe një talent tjetër duke aktruar si aktor profesionist./Telegrafi/