Telegrafi

Noizy krenar me Florian Markun pas triumfit të tij ndaj boksierit anglez

Pas 11 muajve boksieri shqiptar Florian Marku është rikthyer sonte në ring (e martë) për ta vazhduar karrierën me fitore.

Përballë tij ishte boksieri anglez, Muma Mweemba, i cili mbijetoj vetëm disa sekonda pasi Marku e nokautoi madje tri herë për të mos u zgjuar më.

Ai ka folur me shumë pasion pas meçit duke thënë se boksi është jeta e tij, nuk është vetëm hobi.

Marku i cili është mik i ngushtë me reperin Noizy, mori një përkrahje të pakursyer nga miku i tij i ngushtë.

Reperi nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram, një video të momentit kur Markut triumfon ndaj boksierit anglez.

“Siç thash, Florian Marku bëhu gati për bishën”, ka shkruar Noizy në Instagram. /Telegrafi/

Florian Marku dhe Noizy (Foto: Arkiv)