Site icon Telegrafi

Noizy jep versionin e tij pas ngjarjes me Cozman

Reperi i njohur Noizy ka rrëfyer sonte (e hënë) versionin e tij mbi ngjarjen e ndodhur një javë më parë në Prishtinë, përleshjen e tij me Cozman.

Në një lidhje direkte nga Milano për emisionin “Opinion”, Noizy tregoi se përleshja atë ditë ka ndodhur shumë spontanisht dhe i ka mohuar kategorikisht të ketë qenë faji i tij.

“Nuk kam pasur faj, nëse dikush arrin të marrë xhirimet e kamerave të hotelit, mund ta shohë se ngjarja ka ndodhur pa fajin tim”, u shpreh ai.

Sa i përket lajmeve në media, reperi tha se ndjehet i lodhur nga shkrimet e tepërta të gazetave dhe mediave online që, sipas tij, me joprofesionalizëm i kanë zmadhuar gjërat.

Një ndër lajmet më të komentuara ka qenë “Noizy shembull i keq për të rinjtë” dhe Noizy ka një shpjegim për këtë:

“Vetëm se jam një figurë publike do të thotë se duhet të duroj shpullat e të tjerëve? Jo, më vjen vërtet zor nga ajo çka ndodhur, nuk do doja që dikush të merrte shembull të keq nga unë, megjithatë e kisha të pamundur të duroja, por mediat janë ato që kanë fajin më të madh, për arsye se kanë zmadhuar aq shumë ngjarjen, duke i dhënë kahje tjetër”, u shpreh më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version