Site icon Telegrafi

Noizy injoron spektaklin, luan lojëra në telefon (Foto)

Reperi nga Shqipëria Noizy ka triumfuar në spektaklin “Zhurma Music Video Awards”, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Best Video” si dhe më i miri në disa kategori.

Megjithëse në skenë shprehej i emocionuar dhe i lumtur për çmimet, gjatë spektaklit ai dukej i pa interesuar për atë se cfarë po ndodh.

Në disa fotografi të siguruara nga Telegrafi, reperi emri i vërtetë, i të cilit është Rigels Rajku, shihet duke luajtur me telefon ndërkohë që zhvillohej spektakli ku ishte i nominuar në disa kategori.

Në Gjilan, ku u mbajt “Zhurma”, rep artisti erdhi i shoqëruar me Çiljetën, dhe me Laura Toskën, një emër jo i njohur për publikun shqiptar, por që u shpërblye me dy çmime.

Ndryshe Noizy sapo ka publikuar edhe projektin e tij më të ri të titulluar “Number one”, të cilin e solli të realizuar me videoklip. /Telegrafi/





Exit mobile version