Site icon Telegrafi

Noizy ia fshin ndjekësit Encës prej Instagramit!

Edhe pse është përfolur gjatë në media dhe rrjete sociale se ka një ftohje në marrëdhëniet midis Encës dhe reperit Noizy e rrjedhimisht kundrejt gjithë familjes OTR, duket se këta të fundit i kanë shuar zërat me anë të postimeve në Snapchat-in e Encës pak pas mesnate.

Këngëtarja është shfaqur në shoqërinë e mikut të saj Noizy-t dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR. Megjithatë në një moment, Enca ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se Noizy i ka hequr shumë persona të cilët ajo i ndiqte në Instagram, duke e çuar numrin e atyre që ndjek në 98 persona.

Enca ka bërë disa video duke thënë se “fajsoni Noizy-n” për gjithë këto fshirje nga Instagrami, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se është e vërtetë që ia ka hequr Encës personat që ndjek por në fund të fundit ai është menaxheri i saj dhe mund ta bëjë këtë gjë.

Nuk dimë cila është arsyeja e këtij veprimi të Noizy-t, aq më tepër kur bëhet fjalë për Instagramin e Encës, megjithatë ajo çka mund të themi është se të dy këngëtarët duken të lumtur krahë njëri tjetrit dhe marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë. /Blitz/

Exit mobile version