Site icon Telegrafi

Noizy heq dorë nga miliona klikime në YouTube (Foto)

Noizy muaj më parë ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike Sony Music.

Kjo ka bërë që të bëhen edhe disa ndryshime në rrjetet sociale dhe në kanalin muzikor të YouTubes.

Në fakt, reperi ka hequr dorë nga milionat e klikimeve që kishte në kanalin “Noizy official” për të hapur një të ri, ku me shumë mundësi do të publikojë edhe këngët e reja, transmeton Telegrafi.

Noizy është artisti i radhës që hap kanal zyrtar në Vevo pas Enca Haxhias, ku blerja e klikimeve është e pamundur duke bërë të shfaqen klikimet reale.

‘Subscribe kanalin tim të ri në Vevo. Këngë të reja do të upload-ohen këtu shumë shpejt”, shprehet 30 vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version