Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka arsyetuar përformancën e tij së fundmi me Ledri Vulën.
Noizy ishte ai që u godit pikërisht nga Ledri në aeroport në incidentin fizik disa vite më parë në Zurich.
Dhe që prej asaj kohe Ledri u largua nga Babastars dhe madje përfundoi në skenë bashkë me Noizyn, ani pse kishin pasur konflikt, shkruan Telegrafi.
Sidoqoftë, Noizy mundohet të arsyetojë performancën me Ledrin, duke ulë poshtë Babastars.
“Ledri ishte në grupin e gabuar. Ai është djalë i mirë”, u shpreh Noizy.
I pyetur se është parë duke qëndruar si shokë me Dafina Zeqirin pasi e ka ofenduar në dissa të ndryshëm, tha se ai me të asgjë nuk pati dhe se ajo është vajzë e ai nuk hyn në konflikte me vajza. /Telegrafi/