Telegrafi

Noizy ende në Kosovë, shkon në Gjilan pas lirimit të Cozman (Foto)

Reperi nga Shqipëria, Noizy po vazhdon të qëndrojë ende në Kosovë.

Reperi pasi u trajtua në QKUK pas një plage që mori në të pasme, ka qëndruar sot në Kosovë ku po kurohet edhe shoku i tij Varrosi i cili u plagos me dy plumba.

Gjatë ditës Noizy në rrjetet sociale ishte aktiv ku në Snapchat tregoi se është te një berber në Prishtinë.

Për nesër (e enjte), kur edhe do të lirohet Cozman nga paraburgimi, Noizy ka paralajmëruar se do të shkojë në Gjilan.

Arsyeja pse Noizy po shkon në Gjilan pos faktit se do të takojë miq nga Double GG është edhe fakti se do të marrë pjesë në Zhurma Shoë, ku pritet të marrë një varg çmimesh, shkruan Telegrafi.

Noizy ishte përfshirë me Cozman në një përleshje fizike ku edhe antarë tjerë të grupeve të tyre u involvuan në atë që u shndërrua në një incident të armatosur. /Telegrafi/