Hip hop ylli, Noizy, shpesh ka pasur dëshirë të ngacmojë Rihannan.
Tash, ai është munduar të tërheqë vëmendjen e bukuroshes nga Barbados, duke i shkruar koment në rrjetin social Instagram.
“Katunare e dreqit”, ka shkruar Noizy duke ironizuar me një nga këngëtaret më seksi në botë.
Nuk është hera e parë që Noizy komenton te Rihanna. Ai këtë gjë ka bërë edhe më parë duke treguar kështu pëlqim për këngëtaren.
Hip hop ylli shqiptar kohë më parë lansoi projektin “Dje & Sot” me Ledri Vulën.
Ai ka kohë që po punon në projekte të reja të cilat do t’i publikojë.
Vetëm ditë më parë Noizy nënshkroi blerjen e një Ferrari dhe është i kyçur në disa biznese. /Telegrafi/