Noizy dhe Genta Ismajli janë bërë së fundmi së bashku.
Çifti i dikurshëm që ishin pjesë e spekulimeve mediale pa pranuar asnjëherë një raport mes tyre, janë parë sërish bashkë.
Kjo ka ndodhur në një nga koncertet e fundit në diasporë ku dyshja kanë performuar bashkë.
Që të dy kanë shfrytëzuar rastin që të pozojnë me njëri-tjetrin dhe atë duke buzëqeshur.
Genta dhe Noizy vazhdojnë të jenë ‘single’ dhe nuk dihet nëse raporti i tyre ka mbetur për së dyti vetëm në një foto, apo nëse ata kanë qenë më të afërt me njëri-tjetrin në këtë udhëtim. /Telegrafi/