Reperi i njohur, Noizy nuk mund ta fshehë që bën jetë milioneri, fakt që e vërtetojnë dhe pushimet që po kalon në Monako, me shokët e tij, një prej të cilëve është aktori, Blerim Destani.
Burime pranë këngëtarit na kanë informuar se pas një sezoni veror të ngjeshur me koncerte, Noizy dhe Blerimi kanë vendosur të kalojnë një javë pushime të paharrueshme, duke marrë me qira një jaht luksoz, për të cilin kanë paguar 20 mijë euro nata.
Puro, shampanjë, diell dhe shumë foto kanë bërë Noizy e Blerimi në jahtin 44 metra të gjatë, pushimet me të cilin i nisën fillimisht në Saint Tropez, për të qëndruar në Monaco.
Pas një vere të ngarkuar me koncerte, Noizy ka vendosur të pushojë në mes të detit larg njerëzve dhe telasheve të jetës së përditshme në Monako, vendi i VIP-ave të vërtetë.
Madje, kësaj here Noizy e Blerimi kanë vendosur të jenë dhe larg femrave, për marrëdhëniet me të cilat ata komentohen shpesh në faqet e shtypit rozë.