Nga dëshmitarë okularë, Prive.al ka arritur të mësoj detajet e hollësshme të incidentit.
Sic i kanë treguar Prive.al, persona pranë incidentit, Noizy ka qenë i shoqëruar nga 10 persona teksa me veturë ka ardhur Cozman dhe miku i tij i ngushtë, Albert Krasniqi.
Të parët që kanë filluar me goditjet, thuhet se kanë qenë grupi prej 10 personave të Noizyt teksa ky i fundit e ka goditur Albertin.
Më pas, kanë pasuar të shtënat me armë zjarri.
Jo zyrtarisht, dëshmitarët kanë rrëfyer se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është përpiqur t’i ndajë grupet rivale duke dashur të mos ketë incident përpara hotelit i cili është në pronësinë e tij.