Getoar Selimi e ka publikuar këngën e re me titull “Ghetto Geasy”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projektin e ri, reperi i mirënjohur i skenës muzikore shqiptare, e ka lansuar me nofkën e re, MMV.
Tekstin e ka shkruar vet Geti, i cili është edhe producent ekzekutiv i projektit të ri.
Ndërkaq, BigDeal Records qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.
Mojo Production është angazhuar për xhirimin e videoklipit muzikor.
“Paris Milano” është një prej projekteve të fundit që Geti e ka lansuar në bashkëpunim me reperin tjetër të BabaStars, Majk.
Klipi i asaj kënge u lansua në fund të muajit qershor, ndërsa deri më tani ka arritur mbi 23 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/