Kapiteni i West Hamit, Mark Noble, ka folur pas kaosit të shkaktuar në humbjen 0-3 nga Burnley.
Anglezi rrëzoi ashpër në fushë një tifoz dhe duket se nuk i ka rënë pishman aspak.
Ai thotë se klubi ka nevojë për përkrahje, por ai do të mbrojë gjithmonë vetën nëse dikush i afrohet.
“Ata nuk janë të lumtur me atë që po ndodh dhe ne do të marrim barrën kryesore”.
“Ne e kuptojmë se ata janë të frustruar, por ne kështu do humbim ndeshje. Ne kemi nevojë për ata pas nesh”.
“Ne jemi caku, por ne duhet të mbrojmë vetëm, kishte njerëz në fushë, shumë nga ata po vraponin te pronarët. Por, nëse dikush më afrohet unë do mbroj vetën”, ka thënë Noble.
Vlen të theksohet se West Hami ka filluar të hetim të plotë rreth kësaj ngjarje.
Por, pavarësisht kësaj ata pritet të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë për mos organizim të mirë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eBe8JtJ5K9c