Site icon Telegrafi

Nobelisti Krugman parashikon kolaps të kriptovalutave

Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Paul Krugman, ka shprehur skepticizmin e tij në lidhje me vlerën e kriptovalutave duke paralajmëruar kolapsin e tyre.

Krugman, i cili u nderua me çmimin Nobel në vitin 2008, shpjegon pozicionin e tij si një “skeptik i kriptovalutave” duke vënë në dukje koston e lartë të transaksionit dhe një “mungesë lidhjesh” me to.

Ai përshkruan se si historia e parave po lëviz ngadalë nga monedha standarde tek kartelat e kreditit dhe “metoda dixhitale” të tjera, të cilat shërbyen për t’i bërë blerjet më pak të kushtueshme, përcjell Telegrafi.

“Nëse spekulantët do të kishin një moment kolektiv dyshimi, papritur Bitcoin do të bëhet i pavlerë”, tha ai.

Ekonomisti vazhdon të theksojë se në të ardhmen mund të ketë një “ekuilibër të mundshëm”, por Bitcoin do të përdoret për transaksione të tregut të zi dhe evazionin fiskal.

“Në qoftë se ju e argumentoni se jam gabim, ju lutemi përgjigjuni pyetjes se çfarë problemi zgjidh kriptovaluta?”, tha Krugman.

Lexo po ashtu Çmimi i Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Aktualisht çmimi i Bitcoin ra me mbi 5 për qind brenda 24-orëve duke prekur vlerën prej 7,585.68 dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version