Futbollisti Neymar është një prej lojtarëve më të diskutuar në mbarë botën sa i përket jetës së tij private.
Së fundmi, ai raportohet se udhëtoi me aeroplan privat drejt Barcelonës, bashkë me të dashurën e tij të re.
Pas fitores së Saint Germain kundrejt Brest, Neymar vendosi të shkojë në Barcelonë për të marrë pjesë në festën e organizuar nga shoku i tij, Athur Melo.
I shoqëruar nga e dashura e tij e re spanjolle, Noa Saez, Neymar ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e mbarë mediave.
Në rrjetet sociale qarkulluan fotografitë e çiftit përgjatë festës, ku shiheshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Ndërkohë, mediat e huaja gjithashtu nuk i kanë kursyer edhe fotografitë atraktive të Noa Saez në rrjetet sociale, e cila tashmë ka bërë bujë kudo me pamjen dhe fizikun e saj. /Telegrafi/