Ne po jetojmë në vitin 2019. Futbollistët nuk paguhen vetëm për të qenë futbollistë, ata paguhen edhe për të qenë të famshëm.

Yjet kryesorë (pothuajse) të gjithë kanë një profil të kuruar me kujdes në Instagram për të bashkëvepruar me fansat e tyre, për të promovuar klubin e tyre dhe, më e rëndësishmja, për t’i fituar miliona, shkruan 90min, transmeton Telegrafi.

Markat botërore paguajnë lojtarët me emër për postime të sponsorizuara, për të reklamuar produktin e tyre me miliona dhe miliona ndjekës të adhurueshëm në të gjithë botën.

Faqja HopperHQ, e cila merret me shqyrtimin e statistikave të tilla për llogaritë më të ndjekura në Instagram, ka sjell një listë me nëntë futbollistët më me së shumti fitim një postim të vetëm që ata bëjnë në rrjetin social Instagram, për vitin 2019.

9. Mohamed Salah – 165,000 dollarë

View this post on Instagram

⚽️🔴

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah) on Aug 31, 2019 at 4:06pm PDT

Me afro 33 milionë ndjekës, sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah është shndërruar me të vërtetë në një nga yjet më të mëdhenj të futbollit.

Me këtë vijim, ai vlerësohet se fiton rreth 165,000 dollarë për një postim të sponsorizuar në Instagram, që e rëndit atë në me të ardhurat më tëmëdha në të gjithë botën, menjëherë pas Conor McGregor, por përpara Floyd Mayweather dhe Bella Hadid.

Nëse ai vazhdon të shënojë gola, numri i ndjekësve të tij do të rritet, që do të thotë se të ardhurat e Egjiptianit do të vazhdojnë të rriten gjithashtu.

8. Luis Suarez – 184,000 dollarë

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka grumbulluar mbi 35 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Me një audiencë pak më të madhe se Salah, Suarez gëzon një shifër më të lartë për secilin prej posteve të tij, dhe ai vlerësohet nga HopperHQ se merr 184,000 dollarë për poste të sponsorizuara.

7. Zlatan Ibrahimovic – 200,000 dollarë

Zlatan Ibrahimoviçit gjendet në këtë listë edhe pa luajtur në një ligë të madhe evropiane.

Superylli i LA Galaxy krenohet me 39 milionë ndjekës në Instagram, dhe ai mendohet se fiton rreth 200,000 dollarë për secilin prej posteve të tij të sponsorizuara – duke e renditur atë përpara Virat Kohlit.

Si një nga lojtarët më karizmatikë përreth, nuk është e vështirë të shihet pse Ibrahimovic është kaq i popullarizuar në internet.

6. Gareth Bale – 218,000 dollarë

Gjërat ndoshta nuk po shkojnë mirë në fushë tani për anësorin e Real Madridit, Gareth Bale, por është e sigurt të thuhet se llogaria e tij në Instagram po bën ecën mjaft mirë.

Me vetëm 42 milionë ndjekës në Instagram, Bale është një nga lojtarët më të njohur sportivë rreth e përqark, dhe ai fiton rreth 218,000 dollarë për një postim të vetëm në këtë rrjet social.

Tani, sa para do të marrë për të rregulluar problemet e Los Blancos?

5. Ronaldinho – 256,000 dollarë

Ish-ylli i Barcelonës dhe i Milanit, Ronaldinho u largua nga Evropa në vitin 2011 dhe u tërhoq në fillim të vitit 2018, por ai ende mbetet një nga futbollistët më të njohur të të gjitha kohërave.

Braziliani elektrizues ka grumbulluar mbi 48 milionë ndjekës, pavarësisht se u tërhoq nga vëmendja kur Instagrami u bë viral në vitin 2010. Ai është aq i popullarizuar sa që mund të kërkojë rreth 256,000 dollarë për një postim të sponsorizuar, me sa duket.

Një legjendë e padiskutueshme e lojës, Ronaldinho mund të ketë qenë edhe më i lartë në këtë listë nëse karriera e tij do të kishte ardhur pak më vonë.

4. David Beckham – 357,000 dollarë

Një tjetër yll në pension, ish-futbollisti i Manchester United, Real Madridit dhe ylli i LA Galaxy, David Beckham është një nga njerëzit më me ndikim dhe i adhuruar në planet.

Kjo është arsyeja pse ai ndiqet nga jo më pak se 59 milionë njerëz në Instagram. Beckham mendohet se fiton rreth 357,000 dollarë për një postim të sponsorizuar në këtë rrjet social.

Reputacioni i pronarit të Inter Miami pritet të rritet edhe më shumë pasi skuadra të fillojë të luajë, por është një kërkesë e madhe që ai të mund tre të parët në këtë listë.

3. Lionel Messi – 648,000 dollarë

A ka përfunduar ndonjëherë Lionel Messi i renditur i treti në diçka? Si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e lojës, argjentinasi gjithnjë do të ishte në krye të listës.

Hendeku midis ndjekjeve përkatës të Beckhamit dhe Messit është i madh. Futbollisti i Barcelonës ka rreth 132 milion ndjekës në Instagram, dhe se audienca do të thotë që ai fiton rreth 648,000 dollarë për një postim, më shumë sesa Kendall Jenner, e cila fiton rreth 611,000 dollarë për një postim të tillë.

Sidoqoftë, nëse mund ta besoni, ka dy lojtarë që mund të fitojnë edhe më shumë nga Instagrami.

2. Neymar – 722,000 dollarë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mund të ketë një shifër më të vogël ndjekësisht se Messi, por kjo nuk e ndalon atë që të fitojë më shumë para se futbollisti i Barcelonës.

Me 126 milionë ndjekës, Neymar fiton rreth 722,000 dollarë për një post të sponsorizuar, që është një shenjë e popullaritetit të tij të jashtëzakonshëm.

Si futbollisti më i shtrenjtë në botë, ishte e pritshme që të ishte i renditur kaq lartë në këtë listë. Mund ta imagjinoni se ku do të ishte në qoftë se ai do të i ishte bashkuar Barcelonës apo Real Madridit?

1. Cristiano Ronaldo – 975,000 dollarë

View this post on Instagram

Feeling good and keep working👍🏻👍🏻

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Aug 10, 2019 at 12:34pm PDT

Mund të jetë dikush tjetër?

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i njohur rreth mediave sociale, dhe ndjekja e tij e madhe prej afro 185 milionë është e gjithë prova që ju nevojitet për këtë. Me atë ushtri fansash, Ronaldo fiton 975,000 dollarë për vetëm një postim në internet.

Ronaldo ka ndërtuar një platformë të pashembullt në internet, ashtu si në fushë.

Në listën e përgjithshme të personave më të ndjekur në rrjetin social Instagram, ai renditet i treti vetëm pas Ariana Grandes dhe Kylie Jennerit – kjo e fundit përflitet se fiton rreth 1.000,000 dollarë për vetëm një postim në Instagram. /Telegrafi/