Telegrafi

NLB Prishtina, model i një banke të qëndrueshme dhe të suksesshme në Kosovë

NLB Prishtina është pjesë e Grupit NLB, institucionit më të fuqishëm bankar në Slloveni dhe një ndër më të rëndësishmit në regjion. Viti 2014 shënon një vit të rëndësishëm kthese pozitive dhe konsolidim të plotë të afarizmit financiar dhe bankar.

Mbyllja e suksesshme e vitit 2014 me një fitim neto prej 62.3 milionë euro është një lajm shumë pozitiv dhe inkurajues jo vetëm për Bankën NLB në Slloveni, por edhe për Grupin NLB në përgjithësi dhe për bankën NLB Prishtina në veçanti.

Grupi NLB ka një prezencë të fuqishme në tregjet e vendeve të Evropës Juglindore si në: Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi,Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke e vlerësuar rëndësinë strategjike të kësaj prezence në regjion, Grupi NLB edhe gjatë vitit2015 do të vazhdojë me procesin e transformimit, konsolidimit dhe rritjes së mëtejme në të gjitha segmentet e afarizmit.

Sot,NLB d.d. është Bankë më stabile e kapitalizuar shumë mirë dhe me likuiditettë mjaftueshëm. Rezultatet e mira dhe fitimi i realizuar gjatë vitit 2014, paraqesin një garancë për zhvillim të mëtejmë dhe një tregues të rritjes së kapitalit i cili plotësisht i përmbushë kërkesat për kapital sipas Bankës Qendrore Evropiane.

NLB Prishtina është bankë me kapital Slloven, e themeluar në vitin 2008 dhe përfaqëson njëmodel të një banke të qëndrueshme dhe të suksesshme në Kosovë. Viti 2014 është viti i shtatë me radhë i vazhdimësisë së numërimit të sukseseve të bankës.

NLB Prishtina, ka vazhduar me sukses të plotë zhvillimin e saj në të gjitha segmentet e afarizmit. Të gjitha objektivat afariste të parashtruara janë realizuar ose tejkaluar dhe janë arritur përmirësimet në shumicën e treguesve kyç të performancës.

Në përputhje me rrethanat dhe mundësitë, pjesëmarrja e NLB Prishtina në treg ka shënuar konsolidim te vazhdueshëm të pozitës se saj në mesin e tre bankave më të mëdha dhe më të rëndësishme në tregun bankar të Kosovës, si për nga shuma e totalit te mjeteve, po ashtu dhe për nga depozitat e klientëve. Këta tregues reflektojnë më së miri interesin dhe besimin që kanë klientët ndaj bankës.

Si rezultat i strategjisë për një rritje të kujdesshme, NLB Prishtina për vitin 2014 ka realizuar një fitim pas tatimit në shumë prej 5,4 milion EUR, ose 19% më i lartë krahasuar me vitin paraprak. Neto kreditë e sektorit jo-bankar në fund të vitit 2014 kanë qene 252 milionë EUR ose ka rritje 5% krahasuar me fundin e vitit paraprak. Indikatori i efiçiencës (CIR), në raport me planin vjetor prej 56.4% është përmirësuar në 48.9%, si rezultat i menaxhimit efektiv të shpenzimeve operative dhe i rritjes se të hyrave operative. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për vitin 2014, është 16.6% duke reflektuar kështu mbulesë të qëndrueshme të adekuatshmërisë së kapitalit dhe menaxhim efikas të kapitalit.

NLB Prishtina ka vizion dhe objektiva të qarta zhvillimore dhe ambicioze, për vitet në vazhdim. Synimi kryesor i bankës është për një vazhdim të sukseseve të saj, me rritje konstante dhe të qëndrueshme në të gjitha segmentet e biznesit, gjithmonë duke patur parasysh motivin themelor – sigurinë e kapitalit të bankës dhe të klientëve të saj. Synojmë të jemi novatorë, duke sjellë zgjidhje dhe ide të reja të cilat kanë si qëllim rritjen e mëtejshme të efiçiencës. Synojmë po ashtu të kultivojmë përgjegjësinësociale, duke qenë akter aktiv dhe kontribues në shoqërinë Kosovare.

NLB Prishtina është mirënjohëse për të gjithë klientët e saj dhe partnerët afaristë për besimin që ata kanë te banka dhe partneri i tyre. Posaçërisht vlerësojmë punonjësit e bankës për kontributin dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtyre rezultateve që premtojnë një të ardhme më të mirë, për të gjithë. /Telegrafi/