Christopher Nkunku është transferuar me bujë të madhe dy vite më parë te Chelsea, por aventura në Londër nuk ka shkuar siç është më së miri.
Ylli francez pësoi një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta, derisa këtë edicion ai është një rezervist i Nicolas Jackson.
Kjo situatë nuk po i pëlqen 26-vjeçarit i cili po e mendon largimin nga Stamford Bridges gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Football Insider, Christopher Nkunku do të ‘tërhiqej’ nga një lëvizje e mundshme në Man United nëse koha e tij e lojës në Chelsea nuk rritet.
Francezi besohet të jetë i pakënaqur me të qenit një lojtar rezervë që merr më shumë minuta në Ligën e Konferencës sesa në Ligën Premier .
Nkunku ka 10 gola këtë sezon, por vetëm një nga këta gola është shënuar në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Megjithatë, Man United mund të marrë kohën e tyre për të vlerësuar objektivat e tyre të transferimit pasi trajneri i tyre i ri Ruben Amorim mezi ka filluar të punojë. /Telegrafi/