Telegrafi

Nkunku mund ta braktis PSG-në për Arsenalin

Christopher Nkunku (Foto by Suhaimi Abdullah/Getty Images/Guliver)

Christopher Nkunku synon të bëhet pjesë e ekipit të Arsenalit pas përfundimit të kontratës me PSG-së.

Futbollisti është i gatshëm të braktis radhët e skuadrës franceze për të kaluar te Arsenali i Unai Emeryt.

Le Parisien shkruan sot se lojtari dëshiron të largohet nga PSG-ja gjatë verës pasi nuk ka shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel.

Në të vërtetë, menaxherët e tij kanë njoftuar tashmë zyrtarët e klubit nga Parisi se nuk do t’i marrin në konsideratë bisedimet e reja për një vazhdim të kontratës.

Ndryshe, mesfushori deri më tani është paraqitur në 53 raste për ekipin e Ligue 1 dhe ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/