Telegrafi

Njomza mezi po pret të promovojë këngën e re në “Sunny Hill”: Nuk është gjithmonë e përsosur, por ia vlen

Këngëtarja Njomza Vitia do rikthehet pas shtatë viteve në Prishtinë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”. 

E njëjta ka bërë të ditur se në këtë festival do e promovojë edhe një këngë të re, të papublikuar më parë.

Derisa flet për projektin, 25-vjeçarja ka rrëfyer se këta muaj ishin mjaft të vështirë për të, por në fund duket se ia ka vlejtur.

“E entuziasmuar që do të publikojë këngën e re dhe të ndajë me juve këtë energji. Të shkruash është një eksperiencë e rrezikshme… Kam qarë kam qeshur isha e zemëruar dhe kam kaluar një udhëtim me rrota duke punuar këta muajt e fundit. Humba mendjen dhe kalova nëpër të gjitha dhimbjet por jam duke u ndjerë e fortë. Jam mirënjohëse për çdo ditë. Nuk është gjithmonë e lehtë apo e përsosur, por ia vlen. Mezi po e pres udhëtimin, ju dua”, ka shkruar ndër të tjerash Njomza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Njomza Vitia

Veç Njomzës, edhe shumë nga yjet e tjera do vijnë me befasi për fansat, në mesin e tyre edhe reperi G4shi. Ai po ashtu do e promovojë albumin e ri, për të cilin është duke punuar tash e një kohë.

Lexo po ashtu G4shi në festivalin "Sunny Hill" do të promovojë albumin e ri

Përndryshe, ky festival do të mbahet në fundjavë në datat 2,3 dhe 4 gusht. /Telegrafi/