Telegrafi

Njoma Zogaj: Më në fund po realizohet dëshira për të luajtur për Kosovën

(Foto: kosovahandball.info)

Njoma Zogaj do të debutojë në skuadrën e Kosovës në kualifikimet për ‘Euro 2022’ që mbahen në Prishtinë prej 3 deri më 5 qershor.

Ajo ka kaluar telashet shëndetësore që i kishte dhe është e gatshme për lojë – thuhet në njoftimin e FHK-së.

Njoma, që luan në Danimarkë, tashmë ka arritur në Kosovë, ku ekipi i ka nisur stërvitjet për ndeshjet me Qipron, Luksemburgun dhe Portugalinë.

Lexo po ashtu Hendbollistet e Kosovës për fazën e parë kualifikuese të ‘Euro 2022’

“Jam e entuziazmuar që do të njoftohem me vajzat tjera dhe që më në fund po realizohet dëshira për të luajtur për Kosovën.

Jam krenare për këtë dhe shpresoj se kontributi im do të jetë i vlefshëm. Do të jap maksimumin për Kosovën”, ka thënë Zogaj.