Pas sulmit të përgjakshëm që ndodhi në Berlin, në momentin kur një kamion që po ngiste me 80 kilometra në orë u fut në një treg Krishtlindjesh që la të vdekur mbi nëntë persona dhe 50 tjerë u plagosën, ky qytet është shndërruar një vend paniku dhe frike.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet vendi ku ishte kryer krimi, ku shiheshin njolla gjaku nga personat e shtypur me kamion, por nuk mungonin as veshmbathjet dhe gjësendet e tjera të qytetarëve që i kishin lënë derisa po iknin për të shpëtuar kokën, transmeton Telegrafi.
Raportohet se policia gjermane ka arrestuar shoferin e kamionit, derisa bashkudhëtari i tij kishte ndërruar jetë brenda kabinës në rrethana ende të panjohura.
Për sulmin në Berlin, organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë, derisa autoritetet e sigurisë e kanë quajtur rastin si sulm terrorist. /Telegrafi/
https://twitter.com/sheikhsexy1/status/810959043917443072