Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka folur për njohjen e Kosovës këtë 15-vjetor të pavarësisë së vendit.
“Sot për sot gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr, Kosova do të jetë hapi i dytë”, tha Shukrov për Euronews Albania.
Në një deklaratë nga Korça, ambasadori nënvizoi se roli i ndihmës nga Shqipëria ka qenë kyç.
“Na ka mbështetur në shumë aspekte si në nivele bilaterale, si në ato ndërkombëtare”, u shpreh ai. /Telegrafi/