Analisti Armend Muja përmes një shënimi në Facebook ka thënë se NISMA Socialdemokrate në bazë të gjitha votave të numëruara nuk e kalon pragun.
Sipas Mujës, votat e fundit të diasporës i kanë sjellë Lëvizjes Vetëvendosje deputetin e 32 duke lënë LDK-në me 29 sosh, ndërsa PDK-në me 25. Koalicioni AAK-PSD vazhdon të mbetet në kuotat fillestare me 14 deputetë.
Postimi i Armend Mujës
“Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, VV me 32 deputet, LDK me 29 deputet, PDK 25 deputet, AAK-PSD me 14 deputet”, ka shkruar Muja duke prezantuar edhe grafikisht rezultatet.
Ndërsa edhe anlisti tjetër Blerim Vela ka konfirmuar shifrat e njëjta duke prezantuar edhe grafikun e shpërndarjes së mandateve.